Ja ku është renditur Shqipëria në Eurovizion!
- Korca Boom
- May 18
- 1 min read
Janë mbyllur edhe ethet e muzikës europiane, ku mori pjesë edhe Shqipëria. Mbrëmë, në orët e vona, është shpallur edhe renditja sipas votimit të vetë shteteve pjesëmarrëse.
Kështu, përfundimisht, Shqipëria u rendit në vendin e tetë me një performancë shumë të mirë.
Në vendin e parë është renditur Austria me 436 pikë, ndërsa Shqipëria mori 218 pikë me performancën “Shkodra Elektronik Zjerm”.
Beatrice dhe Kola na kanë dhuruar një art të pastër, që na bëri të gjithëve krenarë edhe në arenën ndërkombëtare.
“KORÇA BOOM”




















