Ja kush është shoferi që shkaktoi tragjedinë. Zbardhen detaje të rënda
- 3 days ago
- 1 min read
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës, ku dy fëmijë 10-vjeçarë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Sipas burimeve zyrtare, drejtuesi i mjetit, 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ai po drejtonte një automjet tip “Benz” me shpejtësi, kur dyshohet se ka humbur kontrollin, duke devijuar nga rruga dhe duke dalë në trotuar, ku po luanin tre fëmijët.
Pas përplasjes fatale, drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar vetëm pak minuta më vonë nga forcat e policisë.
Ngjarja ka tronditur thellë Durrës dhe ka rikthyer në vëmendje rrezikun e drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur, si dhe pasojat tragjike që mund të sjellë.
“KORÇA BOOM”
















