top of page

Ja pse nuk u realizua transferimi i Marko Alias!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 27
  • 1 min read

Ditët e fundit është folur shumë për një kalim të gardianit të ekipit korçar, Marko Alia, drejt Azerbajxhanit. Edhe pse kanë qarkulluar komente, një gjë është e vërtetë dhe e konfirmuar plotësisht nga “Korça Boom”, kjo lëvizje nuk do të ndodhë.


Së pari, ka qenë vetë futbollisti ai që nuk ka pranuar një transferim në këtë shtet. Me sa mësohet, ka qenë edhe zgjedhja e tij personale që të vendosë se në çfarë kampionati dëshiron të luajë.


Por ekziston edhe një arsye e dytë, e cila lidhet me faktin se për të ka shumë oferta. Edhe pse nuk bëhen publikë emrat e ekipeve të interesuara, një gjë është e sigurt: Ka interesim të madh për portierin, dhe kjo i jep mundësinë atij të zgjedhë ekipin më të përshtatshëm.


Nga vëmendja nuk mund të lihet jashtë edhe çështja e shumës që pritet të përfitojë klubi korçar. Edhe vetë presidenti i klubit ka kërkuar që të ketë vetëm oferta të “majme”. Në të kundërt, Alia nuk mund të largohet, pasi është ende nën kontratë me Skënderbeun edhe për këtë sezon.



“KORÇA BOOM”



bottom of page