top of page

Ja skema e re e bonusit për bebet. Tabela spjeguese

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 28
  • 1 min read

Nga janari i vitit 2026, qeveria shqiptare do të ndryshojë plotësisht skemën e mbështetjes financiare për të porsalindurit. Nuk do të ketë më një shumë të menjëhershme në formën e çekut të lindjes, siç ka ndodhur gjatë gjashtë viteve të fundit, por mbështetja do të jetë në formën e pagesës mujore për çdo fëmijë deri në moshën 5-vjeçare.


Skema e re parashikon për çdo fëmijë të lindur mbështetje financiare të përmuajshme, në varësi të renditjes së tij në familje. Për fëmijën e parë do të jepen 5,000 lekë në muaj (60,000 lekë në vit ose 300,000 lekë në 5 vite). Për fëmijën e dytë, mbështetja do të jetë 7,000 lekë në muaj (84,000 lekë në vit), ndërsa për fëmijën e tretë dhe çdo pasardhës, pagesa mujore do të shkojë në 10,000 lekë (120,000 lekë në vit ose 600,000 lekë përgjatë 5 viteve të para).


Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.


“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page