Ja vendimi përse u gjobit SKËNDERBEU me 100 mijë lek gjobë dhe humbi ndeshjen në tavolinë 3-0
- 20 hours ago
- 1 min read
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.02.2026:
FK Skënderbeu U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-15, kundër KF Shënkolli U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
FK Skënderbeu U-15, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së braktisjes së ndeshjeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
“KORÇA BOOM”
















