Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu/ Ja si parashikohet moti për këtë të premte
- 4 days ago
- 1 min read
Për ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat do të jenë më të theksuara gjatë orëve të mesditës. Në mesditë dhe pasdite, në zonat malore, kryesisht në jug dhe juglindje të vendit, vranësirat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të forcohet duke arritur deri në 12 m/s.
Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë, duke sjellë det relativisht të qetë gjatë gjithë ditës.
“KORÇA BOOM”
















