Ja çfarë ka ndodhur në Korçë: Policia zbardh arrestimin e 3 personave për d*rogë
- 2 hours ago
- 1 min read
Operacioni policor i koduar “Zëmblaku” është finalizuar me arrestimin në flagrancë të tre shtetasve të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, pas informacioneve operative se në një lokal në fshatin Zëmblak shitej lëndë narkotike, organizuan ndërhyrjen që çoi në arrestimin e:
A. C., 36 vjeç, banues në Korçë (pronari i lokalit);
A. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq;
P. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit në lokalin bar-kafe në pronësi të 36-vjeçarit, policia sekuestroi një sasi të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu teke pa leje, tre celularë dhe një DVR.
Kontrolle u ushtruan edhe në dy automjete në pronësi të A. C. dhe A. H., ku u gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar cannabis sativa.
Nga hetimet paraprake dyshohet se:
P. Gj. kishte rolin e porositësit,
A. H. ishte transportuesi i lëndës narkotike,
A. C., si pronar i lokalit, do të kryente shitjen e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: kokainë, cannabis sativa, një shumë parash, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
"KORCA BOOM"



















