top of page

JAVA 24 vjen në fundjavë e ndarë në dy ditë/ Ja kur luan Skënderbeu, Laçi, Pogradeci dhe skuadrat e tjera!

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Kategoria e parë do të rikthehet me ndeshjet e javës së 24-ër në fundjavë, teksa edhe këtë javë do të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën e 28 shkurtit, ku do të luhen 3 ndeshje dhe 3 takimet e tjera do të luhen të dielën e 1 marsit.


Sipas kalendarit zyrtar të shtunë luhen 3 takimet e para dhe të gjitha startojnë në orën 13:30.


Në këtë mënyrë ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Apolonisë dhe Pogradecit, një përballje e fortë për liqenorët, por që nuk ka diskutim që do të kërkohet vetëm trepikëshi.


Të shtunën luhet edhe Korabi-Kastrioti dhe ndeshja e tretë është në Lushnjë, ku myzeqarët presin Laçin e vendit të dytë.


Më pas të dielën në ditën e parë të muajit mars vjen radha e Skënderbeut. Bardhekuqtë këtë fundjavë do të luajnë në Gjirokastër, një sfidë jo fort e lehtë, që vjen vetëm 3 pikë, pasi deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 10 javë.


Dy ndeshjet përmbyllëse të së dielës, janë: Besa-Burreli dhe Iliria-Kukësi. Më poshtë sjellim edhe përballjet e javës së 24-ër me datat dhe oraret përkatëse. 

 

JAVA 24

28 shkurt 2026 (E Shtunë)

Ora 13:30 Apolonia-Pogradeci

Ora 13:30 Korabi-Kastrioti

Ora 13:30 Lushnja-Laçi


1 mars 2026 (E Diel)

Ora 13:30 Luftëtari-Skënderbeu

Ora 13:30 Besa-Burreli

Ora 13:30 Iliria-Kukësi

“KORÇA BOOM”


bottom of page