JAVA e 19-të zjarr në dy ditë/ Të shtunën dhe të dielën 6 përballjet e kategorisë së parë!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Java e 19-të e kategorisë së parë vjen këtë fundjavë e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.
Në këtë mënyrë, 5 ndeshje luhen ditën e shtunë të 24 janarit dhe e veçanta e asaj dite lidhet me faktin se të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtën orë, 13:30.
Ndeshje të forta dhe të luftuara priten qysh të shtunën, teksa tre skuadrat kryesuese luajnë në transfertë, ku së pari Pogradeci ka një ndeshje të fortë jashtë shtëpisë ku e pret Kastrioti.
Skënderbeu nga ana e vet do të luajë në Luz ku e pret Besa dhe nga ana tjetër Laçi luan në transfertën e Burrelit.
E vetmja ndeshje që luhet të dielën e 25 janarit është ajo mes Apolonisë dhe Lushnjës, në derbin e myzeqesë.
Më poshtë sjellim të gjitha përballjet e javës së 19-të dhe oraret dhe datat përkatëse:
JAVA 19
24 janar 2025 (E Shtunë)
Ora 13:30 Korabi-Iliria
Ora 13:30 Kastrioti-Pogradeci
Ora 13:30 Besa-Skënderbeu
Ora 13:30 Luftëtari-Kukësi
Ora 13:30 Burreli-Laçi
25 janar 2025 (E Diel)
Ora 13:30 Apolonia-Lushnja
“KORÇA BOOM”



















