top of page

Merkato/ Skënderbeu monitoron një ish-futbollist të tij, pista e rikthimit hapet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu po bën gati rikthimin e një prej talenteve të tij, Uerdi Mara. Futbollisti, i dalë nga radhët e klubit korçar, pritet të jetë sërish në fokusin e drejtuesve, teksa së fundmi është mësuar se ai është lojtar i lirë.


Mara ishte pjesë e Skënderbeut përpara se të transferohej jashtë vendit, te Dinamo Batumi në Gjeorgji. Pas përfundimit të aventurës së tij atje, mesfushori/lojtar ofensiv tashmë ka në dorë të ardhmen e tij dhe mund të vendosë vetë se ku do të vazhdojë karrierën.


Interesi për shërbimet e Uendi Marës nuk mungon, pasi disa ekipe të Superligës kanë shprehur dëshirën për ta afruar. Megjithatë, në këtë garë përfshihet edhe Skënderbeu, klubi ku lojtari u formua dhe ku la gjurmët e para në futbollin profesionist.


Nga ana e klubit korçar nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por burime pranë skuadrës nuk e përjashtojnë mundësinë e një rikthimi. Në ditët në vijim pritet të ketë më shumë qartësi rreth së ardhmes së Uendi Marës.

"KORCA BOOM"


bottom of page