top of page

Skënderbeu bind në miqësore, Devolli jep sinjale pozitive

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu-Devolli 2-1


Skuadra e Skënderbeut zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Devollit, në një përballje që shërbeu si test për të dyja ekipet. Nga ana e korçarëve, u aktivizuan kryesisht futbollistë që kishin pasur pak minuta në ndeshjen e fundit kundër Luftëtarit, por edhe disa titullarë, duke i dhënë trajnerit mundësinë të shihte më nga afër gjendjen e grupit.


Ndërkohë, Devolli u paraqit pothuajse me formacionin e tij më të plotë, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe mjaft të luftuar, ku të dyja skuadrat treguan elementët më të mirë të lojës së tyre. Skënderbeu ishte i pari që kaloi në avantazh, por devollinjtë reaguan shpejt duke barazuar shifrat.


Në pjesën e dytë, korçarët arritën të shënojnë edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-1. Një sukses që, edhe pse miqësor, i shërbeu stafit teknik për të nxjerrë konkluzione të rëndësishme.


Trajneri Ernest Gjoka e ndoqi takimin nga tribuna, duke vëzhguar me vëmendje paraqitjen e disa futbollistëve të afruar së fundmi, si dhe alternativat që ka në dispozicion.


Nga ana tjetër, trajneri i Devollit kërkon të konsolidojë skuadrën, ndërsa kjo përballje ishte miqësorja e parë për ekipin në këtë vit, e domosdoshme për të ndërtuar formën dhe harmoninë e grupit.

"KORCA BOOM"


bottom of page