top of page

JAVA E 26-të/ Ja kur luhet Apolonia-Skënderbeu dhe të gjitha ndeshjet e kësaj jave!

  • 2 days ago
  • 1 min read

Java e 26-të e kategorisë së parë, do të rikthehet në fundjavë, teksa të 6-të ndeshjet e planifikuara do të luhen sërish në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë.


Qysh javën që kaloi Federata e Futbollit ka vendosur që sfidat të luhen në të njëjtën orë, për të mos pasur tolerime dhe në këtë mënyrë java e 26-të është vendosur që të luhet e gjitha të shtunën e 14 marsit dhe ndeshjet do të startojnë në orën 15:00.


Tre skuadrat e kreut këtë javë do të luajnë në transfertë, ndërkohë që sfida e parë do të jetë ajo mes Apolonisë dhe Skënderbeut. Bardhekuqtë do të gjëjnë një Apoloni që i duhen pikët, pasi rrezikon fundin, por Skënderbeu ka vetëm një alternativë dhe nuk mund të falë as fierakët që do të luajnë në shtëpinë e tyre.


Nga ana tjetër Laçi luan një transfertë të vështirë në Peshkopi ku e pret Korabi, ndërkohë që pogradecarët e vendit të tretë do të luajën në Luz ndaj Besës.


Edhe takimet e tjera janë interesantë dhe pritet të ketë “luftë” sportive, teksa Burreli do të përballet me Kukësin, Iliria pret Kastriotin dhe sfida e fundit do të jetë ajo midis Lushnjës dhe Lutëtarit.


Më poshtë sjellim të gjitha përballjet e kësaj jave të 26-të:

 

JAVA 26

14 mars 2026 (E Shtunë)


ORA 15:00 Apolonia-Skënderbeu

ORA 15:00 Besa-Pogradeci

ORA 15:00 Burreli-Kukësi

ORA 15:00 Iliria-Kastrioti

ORA 15:00 Korabi-Laçi

ORA 15:00 Lushnja-Luftëtari

“KORÇA BOOM”


bottom of page