“Jetë në shantazh”: Rrëfimi tronditës i një gruaje të dh*unuar dhe e detyruar në marrëdhënie t*reshe
- Korca Boom
- Oct 15, 2025
- 2 min read
Një rrëfim i rëndë është bërë publik në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një grua ndau përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë fizike, psikologjike dhe shantazh seksual.
Sipas dëshmisë së saj, pas zbulimit të një tradhtie bashkëshortore, ajo u detyrua të përfshihej në marrëdhënie seksuale treshe me bashkëshortin dhe një grua tjetër, shpeshherë të filmuara në prani të saj. Ajo pohon se këto akte ndodhnin nën kërcënim dhe presion të vazhdueshëm dhe se nuk kishte rrugëdalje tjetër përveçse të bindjej. “E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – u shpreh ajo për emisionin.
Ajo thotë se e ka dokumentuar gjithë situatën me video, të cilat tashmë janë vënë në dispozicion të redaksisë së emisionit. Ndërkohë, sipas saj, gruaja tjetër përfshihej në marrëdhënie të tilla për shkak të shantazhit, pasi ish-bashkëshorti i kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen jashtëmartesore.
Situata u përshkallëzua deri në pikën ku të dyja gratë, të rrënuara emocionalisht, tentuan të vetëvriteshin në malin e Dajtit. “Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – tregoi denoncuesja.
Ish-bashkëshorti, i kontaktuar nga “Fiks Fare”, i mohoi akuzat. Sipas tij, ishte gruaja që e kishte tradhtuar dhe që e detyronte atë të përfshihej në marrëdhënie me të dashurën e tij. Ai e akuzoi për manipulim dhe shtoi se në një rast, ajo kishte marrë të dashurën e tij në makinë dhe e kishte çuar në Dajt për ta sulmuar me kaçavidë. Por kjo akuzë, sipas emisionit, është rrëzuar nga vetë dëshmia e gruas së përfshirë.
Kjo e fundit konfirmoi se kishte qenë nën presion të vazhdueshëm dhe shantazh emocional. Ajo tha se kishte frikë për jetën dhe martesën e saj, dhe se çdo kontakt me gruan e burrit i shkaktonte ankth të madh. “Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” – u shpreh ajo.
“KORÇA BOOM”



















