top of page

K*rcënoi gazetaren dhe grupin e xhirimit, arr*stohet autori!

  • 1 day ago
  • 1 min read

Policia e ka arrestuar Sinan Hamdi Idrizin, i identifikuar si personi që dyshohet se kërcënoi me jetë grupin e xhirimit të "Ora News" në fshatin Zbarqe, në periferi të kryeqytetit.


Idrizi u lokalizua dhe u kap nga efektivët pas kallëzimit penal të bërë nga gazetarja dhe operatori. Sipas Ora News, ai ishte fshehur në një zonë me terren të vështirë malor pas incidentit.


Ngjarja ndodhi ndërsa grupi i xhirimit ishte në Zbarqe për realizimin e një kronike pas denoncimit të banorëve për dëmtimin e një burimi historik të ujit të pijshëm.


Ai i drejtohet me kërcënime dhe fyerje gazetares dhe operatorit, ndërsa bën një gjest me dorë që nënkupton kërcënimin “të këpus kokën” teksa ata po realizonin kronikën në terren.


Pas incidentit, gazetarja dhe operatori u paraqitën në Policinë e Tiranës, ku depozituan kallëzim penal. Policia nisi kërkimet, identifikoi të dyshuarin dhe më pas bëri të mundur arrestimin e tij.


Grupi i Ora News kishte shkuar në zonë për të verifikuar denoncimin e banorëve, të cilët pretendojnë se një burim historik, i përdorur prej brezash nga komuniteti, ishte dëmtuar. Sipas banorëve, Sinan Hamdi Idrizi është personi përgjegjës për ndërhyrjen në burimin ujor dhe zonën përreth. Ky pretendim mbetet për t'u verifikuar nga autoritetet.


Ndërkohë, hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page