Ka arrestime në Korçë dhe procedime penale/ Ndihmonin emigrantë të paligjshëm!
- Korca Boom
- 4 minutes ago
- 1 min read
DVKM Korçë
Vijojnë operacionet kundër dhënies së ndihmës emigrantëve për të kaluar kufijtë ilegalisht.
Finalizohet operacioni i koduar “Itinerari 2”.
Vihet në pranga një tjetër shtetas sudanez, i cili ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia, në drejtim të vendit tonë me qëllim destinacionin një nga vendet e BE-së.
Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.
Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, dhe konkretisht aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme në shtete të BE-së, strukturat e DVKM Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Itinerari 2”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. J., 24 vjeç, banues në Darfur, Sudan.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në vendin e quajtur “Fusha e Parë”, mbi fshatin Drenovë, Korçë, pasi nga veprimet hetimore dhe informacionet e siguruara në rrugë operative dyshohet se ka ndihmuar 6 emigrantë për të kaluar ilegalisht nga Greqia në territorin e Shqipërisë.
Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", për shtetasin O. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.
Materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















