Kalvari i emigrantëve në Kapshticë, një sportel mban peng qindra udhëtarë
- 2 hours ago
- 1 min read
Radhë të gjata dhe pritje që zgjasin deri në dy orë vijojnë të jetë problematika në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë për qytetarët shqiptarë dhe emigrantët që udhëtojnë drejt Greqisë
Qytetarët shprehen se detyrohen të qëndrojnë për orë të tëra në tokën neutrale, për shkak të punës me sportele të reduktuara nga pala greke. Situata është rënduar edhe më shumë pas aplikimit të sistemit të ri të kontrollit për vendet e zonës Schengen Area, i cili ka sjellë vonesa të konsiderueshme në procedurat e kalimit kufitar.
Në Kapshticë, pamjet tregojnë radhë të gjata automjetesh që arrijnë deri pranë doganës shqiptare, ndërsa pala greke po punon vetëm me një sportel.
“KORÇA BOOM”
















