top of page

Kanceri mund të parandalohet, rëndësia e zbulimit të hershëm

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

4 Shkurti njihet si Dita Botërore e Kancerit, një ditë e dedikuar rritjes së ndërgjegjësimit për parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se kontrolli dhe diagnostikimi i hershëm janë thelbësorë për një jetë më të shëndetshme.


“Ndërgjegjësimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për një jetë më të shëndetshme. Çdo kontroll, çdo informacion i duhur dhe çdo hap drejt kujdesit të rregullt mund të bëjë ndryshimin. Parandalimi është forma më e mirë e trajtimit”, shkruan Ministria e Shëndetësisë në një postim në Facebook.


Sipas mjekut onko-obstetër-gjinekolog në QSUT, Euglent Hoxha, kanceri i qafës së mitrës është forma më e shpeshtë e kancerit gjinekologjik në vend. Për një periudhë të gjatë disavjeçare, numri i rasteve të reja ka qenë rreth 75–80 në vit.


“Sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më të mëdha janë mundësitë e kurimit dhe trajtimit”, shprehet mjeku Hoxha.


Historia e Ditës Botërore të Kancerit


Dita Botërore e Kancerit u zyrtarizua në vitin 2000, gjatë Samitit të Parë Botëror Kundër Kancerit, i mbajtur në Paris, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave kundër kancerit dhe udhëheqës qeveritarë nga e gjithë bota.


Në këtë samit u nënshkrua dokumenti “Statuti i Parisit Kundër Kancerit”, i cili përmban 10 artikuj dhe përcakton një angazhim global për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve me kancer, si dhe për rritjen e investimeve në kërkim, parandalim dhe trajtim

"KORCA BOOM"


bottom of page