Kaos në autostradën Tiranë–Elbasan/ Radhë kilometrike dhe automjete të bllokuara prej orësh
- 3 hours ago
- 1 min read
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike janë krijuar këtë pasdite në autostradën Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar vonesa të gjata për qindra drejtues mjetesh që udhëtojnë në këtë aks.
Sipas raportimeve nga drejtuesit e automjeteve, prej më shumë se dy orësh lëvizja ka qenë tepër e ngadaltë, ndërsa në disa segmente mjetet kanë mbetur pothuajse të bllokuara pa lëvizje të konsiderueshme.
Kolona e automjeteve shtrihet në disa rreshta, nga dalja e Tuneli i Krrabës deri pranë rrethrrotullimit të Bradashesh, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin dhe shqetësim për udhëtarët që ndodhen në këtë aks rrugor.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet e bllokimit, ndërsa drejtuesit e mjeteve vijojnë të presin në radhë të gjata.
“KORÇA BOOM”
















