KATEGORIA E PARË/ 16 gola në 5 sfida, shpëton Skënderbeu në fund. Pogradeci me “5 yje” ndaj Kastriotit! Bind dhe Laçi që mposht Burrelin (REZULTATET)
- 3 hours ago
- 1 min read
Kanë përfunduar ndeshjet e Kategorisë së Parë për javën e 29, ku në 5 sfida janë prodhuar 16 gola.
Skënderbeu ka fituar në minutat e fundit në Korçë përballë Ilirisë në shifrat 1-0. Po ashtu, fitore bindëse kanë marrë dhe Laçi me Pogradecin ndaj Burrelit (3-1) dhe Kastriotit (5-1).
Edhe Lushnja ka marrë një fitore të çmuar në betejën për mbijetesën, duke mposhtur 2-1 Korabin. "Ringjallet" dhe Kukësi që mposht Apoloninë në shifrat 2-1.
REZULTATET:
Skënderbeu 1-0 Iliria
Shënues: Beshiraj 90'
Kf Laçi 3-1 Burreli
Shënues: Myrta 40', Tola 48', Tresa 90'/ Fetaj 31'
Pogradeci 5-1 Kastrioti
Shënues: Kazeem 5', Preknicaj 23', Greca 76', 80', Ogunleye 90'/ Mecja 32'
Lushnja 2-1 Korabi
Shënues: Meta 10', Camko 66'/ Spahiu 88'
Kukësi 2-0 Apolonia
“KORÇA BOOM”
















