KATEGORIA E PARË, RENDITJA/ Skënderbeu dhe Laçi në Superiore, çdo gjë e hapur për play-off dhe mbijetesën kur mbeten edhe dy javë
- 5 hours ago
- 1 min read
Java e 31-të e Kategorisë së Parë ka dhënë verdiktet e para të këtij edicioni, pasi Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore, ndërsa Pogradeci dhe Iliria janë po matematikisht pjesëmarrëse në play-off.
Sa i përket skuadrave të tjera, çdo gjë është e hapur dhe mund të ndryshojë në dy javët e mbetura, si për pjesëmarrjen në play-off, ashtu dhe për mbijetesën.
Burreli e Korabi që janë në mesin e artë kanë ende mundësi të rrezikojnë Besën e Kastriotin që ndodhen në zonën play-off aktualisht.
Ndërkohë, në fund është rebus për t’u zgjidhur se kush do të bjerë në mënyrë direkte mes Luftëtarit, Kukësit, Apolonisë dhe Lushnjes e kush do të shkojë në play-out për mbijetesën.
“KORÇA BOOM”

















