top of page

Katërnjakët me nënë e baba nga Maliqi, me hemorragji në sy/ Familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Geraldo dhe Rozefa janë bekuar me katërnjakë, një vajzë dhe tre djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe.


Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.


Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.


Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.


Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page