top of page

Kirurgji maratone 17-orëshe për një 14-vjeçare, amputohet këmbë e prekur nga sëmundja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 30, 2025
  • 1 min read

Një vajzë 14-vjeçare iu nënshtrua një kirurgjie maratone prej rreth 17 orësh për të hequr këmbën e majtë, e cila kishte qenë e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë që nga mosha 2 vjeç. Këmbë e saj ishte rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe arriti të peshojë rreth 79 kg.


Për shkak të një infeksioni kërcënues për jetën, mjekët vendosën se amputimi ishte opsioni më i sigurt, duke hequr edhe rreth 90% të masës së këmbës.


Vajza tani është në periudhë shërimi dhe po forcohet, edhe pse e pret një rrugë e gjatë rehabilitimi. Familja e saj është e lumtur, pasi ajo po rikuperohet mirë dhe pritet të eci sërish.

"KORCA BOOM"


bottom of page