top of page

Kombëtarja e Volejbollit të meshkujve në parket nën drejtimin e Jani Melkës edhe dy korçarë...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Federata Shqiptare e Volejbollit organizoi për dy ditë me radhë seanca stërvitore intensive me ekipin kombëtar të meshkujve, të cilat u zhvilluan në Palestrën e Lojërave në Farkë.

Fokusi i këtyre seancave ishte përgatitja për rikthimin e Kombëtares në arenën ndërkombëtare.


Nën drejtimin e trajnerit Jani Melka dhe asistentëve të tij, Elton Tukseferi dhe Erin Sejati, një grup lojtarësh me eksperiencë synon kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian , një objektiv madhor për këtë skuadër. Në ekip janë edhe dy korçarët Xhulio Lumani dhe Samuel Driza.


Ky ekip përfaqësues është një ndër prioritetet e Federatës Shqiptare të Volejbollit, e cila po angazhohet në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë rikthimin në “European Silver League”, si edhe pjesëmarrjen në turne dhe trajnime të tjera, me synimin për të siguruar një përfaqësim sa më dinjitoz të volejbollit shqiptar.


“KORÇA BOOM”



bottom of page