Deklarata që shkaktoi të qeshura në sallë, “Korça të shkrihet, të mbetet Maliqi”
- 3 hours ago
- 1 min read
Gjatë një dëgjese publike për Reformën Administrativo-Territoriale të mbajtur në Korçë, një punonjëse e administratës së Bashkisë Maliq ka tërhequr vëmendje me deklaratën e saj lidhur me ndarjen e re territoriale.
Ajo, e cila u prezantua si specialiste e Inspektoratit Tatimor në Bashkinë Maliq, u shpreh se sipas saj Bashkia Korçë duhet të shkrihet dhe të mbetet vetëm Bashkia Maliq.
“Ushtroj profesionin në Bashkinë Maliq si specialiste e Inspektoratit Tatimor. Bashkia Maliq nuk duhet të shkrihet. Bashkia Maliq duhet të qëndrojë Bashki, por edhe jo vetëm si bashki, por Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq”, u shpreh ajo gjatë fjalës së saj.
Deklarata e saj u shoqërua me reagime dhe të qeshura nga të pranishmit në sallë, duke krijuar një moment të veçantë gjatë dëgjesës publike.
Ngjarja ka bërë jehonë në diskutimet mbi reformën territoriale, e cila vijon të mbetet një nga temat më të debatuara në nivel vendor.
“KORÇA BOOM”
















