Konflikt mes adoleshentësh në Lagjen nr. 2
- 3 hours ago
- 1 min read
Sipas informacionit paraprak të policisë, adoleshenti është përfshirë në një sherr me disa të mitur të tjerë, të moshës 15 dhe 16 vjeç. Gjatë konfliktit, të rinjtë janë goditur me njëri-tjetrin me mjete rrethanore, duke shkaktuar lëndime të lehta tek 15-vjeçari. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin e 5 të miturve të dyshuar si të përfshirë në konflikt. Ata janë shoqëruar në Komisariat në praninë e familjarëve dhe një psikologeje, ndërsa po kryhen veprimet procedurale përkatëse.
“Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.
"KORCA BOOM"
















