Romancë në ajër? Motra e Mateos “bekon” lidhjen me Brikenën
- 2 hours ago
- 1 min read
Afrimiteti gjithnjë e në rritje mes Mateos dhe Brikenës nuk ka kaluar pa u vënë re, jo vetëm nga publiku, por as nga familjarët e banorit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Pas pamjeve romantike të orëve të para të mëngjesit, ku dyshja u pa dorë për dore në shtrat, ka ardhur edhe reagimi i parë nga jashtë. Motra e Mateos, Kejsi, ka zgjedhur të bëjë publik qëndrimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Duket se familja e tij është pro kësaj romance të re që po lind në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kejsi ka publikuar në InstaStory momentin kur Mateo dhe Brikena mbajnë duart e njëri-tjetrit, duke e shoqëruar me një dedikim domethënës.
“Natën vetëm vëllait tim dhe Brikenës,” – ka shkruar ajo mbi foto, duke i veçuar ata nga banorët e tjerë dhe duke dhënë sinjalin e parë të hapur të mbështetjes për këtë marrëdhënie.
Postimi është interpretuar nga ndjekësit si një “bekim” për çiftin e ri, ndërsa “kimia” mes dy banorëve duket se po forcohet dita-ditës, duke e kthyer marrëdhënien e tyre në një nga më të komentuarat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
"KORCA BOOM"
















