Tragjedi: 60-vjeçari humb jetën gjatë punës me gur fresibël
top of page

Tragjedi: 60-vjeçari humb jetën gjatë punës me gur fresibël

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Sipas informacionit paraprak të bërë me dije nga policia, shtetasi me inicialet A. R.


dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa punonte me gur fresibël, një mjet prerës elektrik që përdoret zakonisht për përpunimin e materialeve të forta si metali apo guri. Nga pakujdesia gjatë përdorimit të pajisjes, ai ka pësuar dëmtime të rënda trupore.


Menjëherë pas ngjarjes, 60-vjeçari është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.


Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.

"KORCA BOOM"


bottom of page