Konflikt në ambientet e spitalit të Korçës, procedim penal për një 40-vjeçar
- Korca Boom
- Jan 16
- 1 min read
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit V. P., 40 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë.
Ky shtetas dyshohet se, në ambientet e jashtme të spitalit të Korçës, ka fyer dhe goditur në fytyrë, për shkak të detyrës, punonjësin e sigurisë, shtetasin Xh. Ç., 33 vjeç, banues në Korçë.
"KORCA BOOM"



















