Korça ndriçon… por jo kudo: Bulevardi ‘Gjergj Kastrioti’ pret zbukurimet
- Korca Boom
- Dec 9
- 1 min read
Korça ka filluar të ndjejë aromën e festave dhe, natyrisht, pjesë e saj janë edhe zbukurimet që bashkia ka vendosur në qytet, duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim.
Por, ndryshe nga qendra dhe bulevardi “Republika”, të cilat tashmë kanë marrë frymën festive, krejt e kundërta ndodh në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, i njohur ndryshe edhe si rruga e Bankës.
Janë vetëm bizneset e zonës që janë munduar të vendosin ndonjë dritë festive, ndërsa pjesa kryesore, që është detyrë e bashkisë, ende nuk ka marrë një pamje të tillë.
Nuk është aspak larg qendrës, madje ndodhet pranë bashkisë dhe është një zonë e frekuentuar nga banorët, me një lëvizje të madhe edhe të biznesit.
Urojmë që bashkia ta ketë në plan, pasi festat po afrojnë dhe kudo, edhe në lagjet më periferike, duhet të ndihet e njëjta atmosferë dhe i njëjti investim si në qendër.
Korça ka shumë çfarë të tregojë, kudo ku jetohet.
"KORCA BOOM"



















