Korça si përfaqësuese për femra nuk arrin të fitojë trofe në Elbasan!
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese në Veri dhe në Jug, siguruan vendin në fazën gjysmëfinale këto Përfaqësuese:
Grupi B (Veriu):
1. Tirana A
2. Korça
Grupi A (Jugu):
1. Fieri
2. Elbasani
Dje, e mërkurë, u përmbyll me sukses turneu “TDS për Vajza”, një ditë e mbushur me emocione, shpirt gare dhe ndeshje mjaft të bukura mes ekipeve pjesëmarrëse. Vajzat demonstruan talent, përkushtim dhe shpirt luftarak, duke treguar se futbolli i vajzave po rritet me hapa të sigurt dhe po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje.
Rezultatet e ndeshjeve
Gjysmëfinalet:
• Tirana A 8–1 Elbasani
• Fieri 6–0 Korça
Finalja e Madhe:
• Tirana A 9–2 Fieri
Tirana A shpallet fituese e turneut!
Ndeshja për vendin e 3-të:
• Elbasani 11–0 Korça
Elbasani siguron vendin e tretë
Urime të përzemërta për të gjitha ekipet pjesëmarrëse për paraqitjet e shkëlqyera dhe për atmosferën sportive që krijuan gjatë gjithë ditës! Falenderime të veçanta për organizatorët, trajnerët dhe të gjithë mbështetësit, të cilët kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm për promovimin e futbollit të vajzave. Bravo vajzave dhe suksese në garat e ardhshme!
“KORÇA BOOM”



















