top of page

Korça tejmbushet me turistë e vizitorë për fundvit, kapacitetet hoteliere të rezervuara

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Në këto ditë të fundit të vitit qyteti i Korçës është tejmbushur nga turistët e vizitorët, të cilët e kanë zgjedhur për të festuar ardhjen e vitit të ri 2026. Të shumtë janë edhe emigrantët të cilët janë kthyer për të festuar pranë familjeve të tyre apo edhe në ambiente të ndryshme me muzikë live.


Gjatë paradites zona e Pazarit të Vjetër është një nga më të frekuentuarat, ndërsa të shumta janë lëvizjet edhe në zonën këmbësore e në qendër të qytetit. Për turistët e vizitorët Korça është magjike në këto ditë festash ndaj nuk duhet humbur.


“Kemi ardhur nga Fieri dhe kemi zgjedhur Korçën për të festuar. Atmosfera këtu është shumë e bukur”.


“Kam ardhur nga Greqia dhe më pëlqen shumë atmosfera këtu për të festuar”.


“Është shumë bukur, atmosfera këtu është magjike. Kemi ardhur nga Greqia”, thanë disa nga vizitorët.


Hotelet, bujtinat por edhe shtëpitë pritëse janë të gjitha të rezervuara në këto ditë të fundit të vitit. Nga ana tjetër baret e restorantet janë duke kryer përgatitjet e fundit për të ofruar një natë të paharrueshme të ndërrimit të viteve për qytetarët, turistët e vizitorët e shumtë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page