top of page

Parashikimi i motit për sot, 26 maj 2026

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.


Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieve malorë në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites.


Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e jug.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.


Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page