top of page

Korçari Blediu Kadiu vazhdon projektin me Kukësin!

  • 2 days ago
  • 1 min read

Rezultatet, puna dhe përkushtimi i treguar gjatë sezonit të fundit kanë bindur klubin për të vazhduar projektin me trajnerin Bledi Kadiu.


Kadiu mori drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë dhe kur gjithçka dukej e pamundur, por rezultatet pozitive dhe puna e palodhshme, sollën frytet e veta.


Puna e bërë gjatë këtij sezoni ka krijuar bazat për vazhdimësinë e projektit, ndaj klubi ka vendosur të rinovojë bashkëpunimin me trajnerin deri në vitin 2027.


I urojmë trajnerit Bledi Kadiu suksese të mëtejshme.


Vazhdojmë së bashku. Forca Kukësi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page