Korçarët “peshkojnë” te Vllaznia...!
- Korca Boom
- Jun 20, 2023
- 1 min read
Ja kush synohet të vijë te Skënderbeu, pritet vetëm fjala e fundit!

Duket qartë se merkato-ja për Sënderbeun do të jetë jo vetëm e shumtë në emra dhe numra por edhe mjaft cilësore. Këtë e konfirmon edhe lajmi që vjen nga kampi korçar se po punohet për të afruar të duhurit. Një prej tyre është edhe Helvedin Heric, futbollist që prej dy sezonesh ka luajtur tek Vllaznia dhe tani mendohet që do të vazhdojë edhe te Skënderbeu. Heric luan në rolin e një mefushori qëndre dhe te shkodranët është aktivizuar në 21 ndeshje në këtë sezon. Heric ka një karrierë të pasur edhe pse është 26 vjeç, ka luajtur me shumë ekipe. Boshnjaku është i gatëshëm të veshë fanelën e korçarëve, por nga sa mësohet pritet edhe fjala e fundit e trajnerit Ivan Gvozdenovic, që në fakt e njeh mirë futbollistin.


















