top of page

Korçë: Raste të shumta kriminale, policia në veprim në disa drejtime

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Policia e Korçës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale për disa raste të ndryshme të konstatuara në zonë.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 63 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në qytetin e Korçës.


Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë shpallur në kërkim shtetasin I. T., 37 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar se ka mashtruar një shtetase duke i marrë një shumë parash dhe duke mos ia kthyer. Vijojnë punimet për kapjen e tij.


Po ashtu, janë referuar materiale në Prokurori dhe kanë nisur procedime penale për dy shtetas në Pogradec. Njëri prej tyre dyshohet për ndërtim pa leje, ndërsa tjetri për shkatërrim prone nga pakujdesia, pas dëmtimit të një banese nga një mjet kamion që ka pësuar defekt.


Në Devoll, një punonjëse sociale ka kallëzuar në polici largimin e një 26-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, i cili ishte strehuar nga bashkia. Për gjetjen e tij po vijojnë kërkimet.


Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page