Krijohet Lëvizja Studentore Kombëtare, studentë mblidhen sot te Politekniku
Lëvizja Studentore Kombëtare (LSK) po hyn në një fazë të re organizimi, teksa këtë të shtunë do të zhvillojë mbledhjen e parë të delegatëve të përkohshëm, me synim ngritjen dhe konsolidimin e strukturave të saj në universitetet shqiptare.
Sipas të dhënave të bëra publike nga organizatorët, mbi 2 mijë studentë nga 34 universitete në vend janë bërë pjesë e lëvizjes. Ndërkohë, më shumë se 500 studentë kanë marrë pjesë në takimet e organizuara në fakultete të ndryshme.
Deri më tani, delegatët e përkohshëm janë përzgjedhur në 10 fakultete dhe do të jenë pjesë e takimit të parë në nivel kombëtar, ku pritet të diskutohen organizimi dhe hapat e ardhshëm të LSK-së.
Lëvizja prezantohet si një nismë e pavarur, demokratike dhe jopartiake, e themeluar nga studentët dhe që synon të ndërtojë strukturat e saj në mënyrë graduale, duke nisur nga fakultetet.
Në përfundim të takimit, në orën 12:15, delegatët dhe studentë të tjerë do të dalin në një deklaratë për mediat, e cila do të mbahet në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Gjatë komunikimit me mediat pritet të prezantohet qëndrimi i përfaqësuesve të LSK-së mbi ecurinë e organizimit dhe planet për vijimin e aktivitetit të saj në universitetet e Shqipërisë.
“KORÇA BOOM”
















