Krim i rëndë pas një grindjeje familjare: Një jetë e shuar tragjikisht
- Korca Boom
- Oct 28, 2025
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet se një djalë ka goditur me mjet prerës të atin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Forcat e Policisë së Durrësit janë nisur menjëherë drejt zonës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Paraprakisht, mendohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda familjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















