Krim me skenar mafioz: 62-vjeçari turk th*eret dhe digjet, arrestohet shqiptari
- Korca Boom
- Sep 20
- 1 min read
Policia italiane ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen brutale të një 62-vjeçari turk në provincën e Milanos. Ngjarja tronditëse ndodhi më 23 korrik, ku viktima, Hayati Aroyo, u godit plot 30 herë me thikë, përpara se trupi i tij t’i vihej flaka nga autorët e krimit.
Sipas raportimeve të Monza Today, mes të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar, 38 vjeç. Të tre autorët janë identifikuar dhe ndaluar pas hetimeve intensive të policisë italiane.
Viktima, Hayati Aroyo, rezulton të jetë kunati i një mafiozi turk, i cili ishte ekzekutuar në janar të këtij viti, duke ngritur dyshimet për një hakmarrje apo larje hesapesh mes grupeve kriminale.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet italiane nuk përjashtojnë lidhje me rrjete ndërkombëtare kriminale.
“KORÇA BOOM”



















