top of page

Krim në Greqi! Policja pl*goset me th*kë nga bashkëshorti, autori ndërmerr aktin e rëndë në makinë

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Dramës në Greqinë veriore, ku një efektive policie është plagosur rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj, gjithashtu oficer policie.


Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi brenda banesës së çiftit.


Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ku gjetën gruan në gjendje kritike.


Pas sulmit, autori u largua nga banesa, duke vënë në lëvizje autoritetet për lokalizimin e tij.


Pak më vonë, ai u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.


Mediat greke raportojnë se oficeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende nën hetim.


Ndërkohë, policja e plagosur është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Nuk janë bërë ende publike detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj shëndetësore.


Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi familjare./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page