top of page

Ja versioni i Policisë për ngjarjen e rëndë që i mori jetën të riut

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka dhënë informacion paraprak lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së hënës në Ksamil, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti detar.


Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:30, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, ishte duke lundruar në det me një mjet tip “jet ski”. Dyshohet se, për shkak të shpejtësisë së lartë, ai është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në kuadër të monitorimit të hapësirës detare.


Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu ka pësuar dëmtime të rënda. Ai është nxjerrë menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.


Më pas, 22-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.


Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit detar, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të tjera në vijim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page