top of page

Krim, shqiptari qëllon kryeplakun për prapaskenë erotike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 17
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi. Një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare ka qëlluar me armë zjarri tip çifte një 51-vjeçar, babai i një fëmije të mitur. Viktima dyshohet të ketë qenë bashkëshorti i të dashurës së autorit.


Sipas burimeve, viktima ishte kryeplak i fshatit, por krimi dyshohet të ketë prapaskenë erotike dhe nuk ka lidhje me detyrën e tij publike. Autoritetet thonë se konflikti lind nga marrëdhënia intime që autori kishte me gruan e viktimës.


Ngjarja ndodhi pasi autori i kishte ngritur pritë viktimës dhe e qëlloi sapo ai u afrua me automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Automjeti i viktimës u rrëzua në një greminë dhe u gjet pak më vonë nga banorët e zonës.


Pak orë pas krimit, autori telefonoi policinë e rajonit dhe pranoi autorësinë e ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page