Krimi në familje, flasin fqinjët: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë!
- Korca Boom
- Jan 2
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Orikum. 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi rreth 40 vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri. Fqinjët kanë folur të tronditur nga ngjarja.
“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kanë pasur një biznesin e tyre një lokal aty punonin. Punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet një prej fqinjëve për ABC News.
Gruaja u gjet në banesë pa shenja jete. Ka qenë një nga fëmijët që ka lajmëruar ambulancën dhe qendrën shëndetësore të Orikumit.
Pas transportimit të trupit të pajetë të gruas në spital, 50-vjeçari ka qëlluar vetën me pistoletë të cilën dyshohet se e mbante në garazh aty ku edhe i ka dhënë fund jetës.
“KORÇA BOOM”



















