Kriza e murtajës përfshin edhe Maliqin: 190 dele të groposura, qindra të tjera në rrezik
- Jun 24, 2025
- 1 min read
Një vatër e re e murtajës së bagëtive të imta është konstatuar në rajonin e Korçës. Pas përhapjes në fshatin Shuec të Devollit, sëmundja është identifikuar edhe në fshatin Shkozë, i cili ndodhet në juridiksionin e bashkisë Maliq.
Në këtë vatër janë asgjësuar rreth 190 krerë dele të konsideruara si të prekura nga sëmundja. Sipas të dhënave paraprake, ekziston rreziku që murtaja të prekë deri në 500 krerë të tjerë bagëti të imta.
Megjithëse ndërhyrja për asgjësimin e kafshëve është cilësuar si drastike dhe pa ndonjë perspektivë kompensimi, fermerët e prekur, si në Shkozë ashtu edhe në Shuec, shprehen të dëshpëruar. Ata ndihen të braktisur përballë një situate ku humbasin pasurinë e tyre të vetme dhe rrezikojnë seriozisht ekzistencën ekonomike të familjeve të tyre.
“KORÇA BOOM”
















