Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Moti për ditën e sotme
- Korca Boom
- 15 hours ago
- 1 min read
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësirash të pakat deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut.
Në relievet malore të zonës së jugut, sipas parashikimit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht e karakterit lokal, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 9 m/s.
Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë.
“KORÇA BOOM”
