top of page

Kthjellime në mëngjes, reshje shiu pasdite/ Si ndryshon moti gjatë ditës së hënë

  • 6 days ago
  • 2 min read

Vranësirat shtohen gradualisht gjatë ditës, ndërsa në jug dhe jugperëndim priten reshje të herëpashershme dhe shtrëngata afatshkurtra në mbrëmje.


Për ditën e hënë, Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas parashikimeve nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti do të nisë me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.


Gjatë orëve të ditës parashikohet një shtim gradual i vranësirave, të cilat do të variojnë nga mesatare deri të dendura. Reshjet e para të shiut pritet të shfaqen në orët e pasdites në skajin jugor të vendit, me intensitet të ulët.


Në orët e mbrëmjes, reshjet do të përfshijnë një pjesë më të gjerë të zonës jugore, kryesisht jugperëndimin, ku parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, të shoqëruara në disa raste edhe me shtrëngata afatshkurtra.


Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 16 metra në sekondë.


Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i moderuar, me forcë nga 2 deri në 3 ballë.


Temperaturat minimale në disa qytete pritet të zbresin deri në 1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 22°C.


Në Elbasan, temperatura parashikohet të variojë nga 6°C në 22°C, ndërsa në Berat nga 4°C në 22°C. Në Fier, termometri pritet të shënojë nga 8°C deri në 22°C gjatë ditës.


Temperatura më të ulëta parashikohen në zonat juglindore, ku në Korçë pritet të luhatet nga 1°C në 14°C, ndërsa në Gjirokastër nga 2°C në 22°C.


Në zonat bregdetare, moti parashikohet më i butë. Në Vlorë temperaturat do të variojnë nga 8°C në 22°C, ndërsa në Sarandë nga 8°C në 17°C.


Temperaturat në qytetet kryesore të vendit do të jenë si më poshtë:

“KORÇA BOOM”


bottom of page