top of page

"Ku janë lekët të thashë"! Publikohet përgjimi i nuses që i mori jetën vjehrrës pasi humbi lekët në bixhoz

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 2 min read

Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin.


GREQI- Autoritetet greke kanë publikuar një video me kohëzgjatje rreth 35 minuta, në të cilën janë regjistruar fjalët e fundit të 75-vjeçares që u vra nga nusja e saj në Salaminë. Në këtë material dëgjohen qartë kërcënimet e 46-vjeçares, si edhe lutjet e viktimës që ajo të ndalonte sulmin.


Televizioni MEGA publikoi një pjesë të dialogut mes të moshuarës dhe nuses së saj pak para se të ndodhte krimi, ku 75-vjeçarja besonte se personi që kishte hyrë në shtëpi ishte burrë:


Nusja 46-vjeçare: (me zë të rëndë) “Ku janë lekët, jepmë lekët!”


Vjehrra 75-vjeçare: “Të lutem, bija ime, mos më bëj dëm.”


Vjehrra: “Të lutem, bija ime, mos më bëj dëm. Merr çfarë do dhe ik.”


Vjehrra: “Bija ime, a nuk ke nënë?”


Vjehrra: “Do të më vrasësh? Merre çfarë të duash dhe më lër të jetoj…”


Sipas informacioneve, disa orë pas vrasjes, 46-vjeçarja, duke dashur të krijojë një alibi, dyshohet se i ka dërguar vjehrrës një mesazh në celular ku i shkruante “Mami, je mirë?”.


Pasi komunikimet telefonike u deklasifikuan, u përcaktua se mesazhi ishte dërguar nga autorja e vrasjes.


Gjithashtu 46-vjeçarja kishte ka fikur përkohësisht kamerat në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të krimit, me qëllim që autoritetet të mos përcaktonin kohën kur ishte larguar dhe ishte kthyer në banesë. Në fakt, ajo i kishte thënë familjes se energjia elektrike ishte ndërprerë për disa orë në mëngjesin fatal.


Ndërkohë 46-vjeçarja e kishte përgatitur vendin e krimit në një mënyrë që të dukej si një grabitje. Pasi e goditi me thikë, ajo e mbuloi shpejt vjehrrën me një batanije, duke e lënë të vdiste në një pellg gjaku. Vrasja brutale u krye në dhomën e gjumit të viktimës, ku u gjetën të hapura dy sirtarë./ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page