top of page

Kujtime nga gjimnazi "Themistokli Gërmenji", matura 2000

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Një çerek shekulli më parë, ishin maturantët e shkollës që mbante dhe mban ende emrin e një figure të ndritur të historisë shqiptare, gjimnazit "Themistokli Gërmenji". Ata nuk ishin vetëm nxënës të kësaj shkolle, por i dhanë asaj emër me përvojat, kujtimet dhe shpirtin e kohës.


Sot, ata takohen sërish. Janë më të rritur, me përvoja të jetës pas shkolle, por me të njëjtin emocion në sy kur hyjnë në mjediset që dikur ishin pjesë e përditshmërisë së tyre.


Sepse nuk ka si të mos kujtosh vitet më të bukura – vitet e gjimnazit. Aty ku nisën miqësitë, ëndrrat, dashuritë e para dhe rrugët që do të ndiqnin më pas.

Ky takim është dëshmi se koha kalon, por kujtimet e vërteta mbeten gjithmonë të gjalla.

 “KORÇA BOOM”

ree

bottom of page