top of page

Kujtimi i Anila Mekshit: Përjetime të veçanta dhe sfida të mëdha në garat ndërkombëtare që nuk harrohen kurrë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 30
  • 1 min read

Miringu botëror i vitit 1987, “Olimpik Athina” Grand Prix, ku në këtë aktivitet morën pjesë shumë atletë të njohur si rekordmeni botëror Ben Johnson i Kanadasë në garën e 100 metrave dhe të tjerë. Unë dhe Pavlina morëm pjesë në gara të ndryshme: Pavlina në distancën e 3000 metrave dhe unë në distancën e 1500 metrave.


Ishte një sukses i madh për të dyja. Unë dola e treta në këtë garë, duke fituar medaljen e bronztë me kundërshtarë shumë të fortë dhe cilësorë, me rezultatin 4'11''28. Ishte një garë shumë e bukur, emocionuese dhe me luftë sportive. Në këtë garë arrita normën e Mjeshtres së Merituar, që nuk më është dhënë ende deri sot.


Pavlina Evro Ylli doli e para në këtë garë, duke fituar medaljen e artë dhe kupën, me kundërshtarë të fortë dhe me ritëm të lartë, ku gjatë garës sportdashësit brohorisnin. Ah, sikur të kishim për kujtim ndonjë fotografi nga gara!


Në këtë aktivitet ishim të shoqëruar nga kryetari i Federatës, Besnik Meçe, dhe nga trajneri i kombëtares, Albert Kariqi. Profesori Piro Kasati nuk u dërgua atëherë. Nuk ishte gjithmonë që na shoqëronte trajneri ynë Piro në aktivitetet jashtë vendit.


Ishin atletja e talentuar e 17 Nëntorit të Tiranës dhe shoqja jonë Adrija Vojkollari, si dhe atletja shumë e talentuar Donika Hanzhara.

Në këtë fotografi ishte një vajzë arvanitase (nuk më kujtohet mirë emri). Po ashtu ishte edhe shoferi që na transportonte me një mikrobus pa airkondicioner, dhe udhëtonim shumë kilometra drejt Athinës, ku vapa ishte përvëluese.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page