Kulla e Turanit shumë shpejt nis restaurimi/ Lajmin e jep Blendi Gonxhe
- Korca Boom
- Dec 29, 2025
- 1 min read
Ndërkohë që mediat e kanë ngritur si problem Kullën e Turanit e cila ishte dëmtuar shumë, ka qenë Blendi Gonxhja që ka dhënë pak minuta më parë lajmin e mirë.
Ja postimi i plotë:
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër monument kulture që do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen emergjente, ju uroj një javë të mbarë!
Kulla e Turanit, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura, e përfshirë në listën e objekteve në risk të DRTK Korçë, përmes fondit të dedikuar për ndërhyrjet emergjente, do të nisë shumë shpejt ndërhyrjen, e fokusuar në masa konsoliduese dhe restauruese, në respekt të parimeve të restaurimit konservues dhe autenticitetit të monumentit.”
“KORÇA BOOM”




















