KUPA E SHQIPËRISË rikthehet pas 1 muaji/ Ja ndeshjet e fazës së 1/16-ave
- Korca Boom
- Oct 18
- 1 min read
Kupa e Shqipërisë në mesin e kësaj jave zhvilloi ndeshjet e fazës së 1/32-ave. 16 ekipe siguruan biletën e tyre për fazën e 1/16-ave, ku tashmë ndeshjet janë akoma më shumë të luftuara dhe interesante.
Kjo fazë ka rezervuar mjaft duele interesante. Ndeshjet e këtij raundi do të luhen pas një muaji, saktësisht janë programuar për në 19 nëntor, ora 13:30.
Kështu Apolonia so të presë Lushnjës, ndërsa Besa pret Kukësin. Kastrioti do të luajë në transfertë ndaj Burrelit njëjtë si Tomori që do të luajë në Vlorë kundër Flamuartarit.
Të luftuara do të jenë edhe Laçi – Luftëtari, Pogradeci – Korabi, Skënderbeu – Iliria dhe Vora – Sopoti. Fituesit e këtyre çifteve do të përballën me 8 ekipet e tjera të Superiores për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.
TURI I DYTË
Skënderbeu – Iliria
Vora-Sopoti
Besa-Kukësi
Pogradeci-Korabi
Laçi-Luftëtari
Flamurtari-Tomori
Burreli-Kastrioti
Apolonia-Lushnja
“KORÇA BOOM”




















